• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U INFEKTUA ME COVID-19/ Gjendja shëndetësore e Kosta Grillos drejt përmirësimit
Home
Sociale

U INFEKTUA ME COVID-19/ Gjendja shëndetësore e Kosta Grillos drejt përmirësimit

21 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo vijon të kurohet në Stamboll të Turqisë pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar. Kjo u bë me dije nga gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se trupi i komentatorit të njohur, po shkon drejt normalizmit. Baku thotë se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive.

“Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drejt normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë”, thot ëgazetari.

Ai ka treguar edh enjë bisedë të komentatorit me mjeken në Stamboll, të cilës i ka thënë se ndjehet shumë mirë, duke i kërkuar të largohet ng aspitali.

“- Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…

– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!

Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni! Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di… Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtë trutë e kokës… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!”, shkruan ai.

Më 12 gusht Kosta Grillo u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi në spitalin Memorial që është i specializuar për koronavirusin. Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh është edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me Covid dhe ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë ku ka ndenjur disa ditë, por me rëndimin e gjendjes u dërguar në Turqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH SENSIBILIZUES QYTETARËVE/ Veliaj: Uji ushqen qytetin tonë, kursimi i tij, siguri... (VIDEO)
Previous article XHAMA "TË LARË" ME GJAK/ Dalin pamjet e automjetit ku u ekzekutua i riu në Babicë të Vlorës

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT