Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz në shtëpinë e vogëlushit 7-vjeçar, Aurel Lala, i cili humbi motrën nga tërmeti tragjik, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. “Engjëlli fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër” thotë Rama.
Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen e Aurelit
Edi Rama: Ku je Cristiano ku je? Ku je mor i madh, si të kam, cfarë ke bërë?
Aureli: Mirë
Edi Rama: Mirë shtëpia…
Babai: Dhomën se ka parë se po të priste ty ta shikonit bashkë
Edi Rama: Do ta shikojmë bashkë, çelësin ta mbash vetë
Aureli hap derën, posteri i Ronaldos në mur
Edi Rama: Si të duket, shkrihu njëherë në krevat, ti shtrirë ai luan për ty. Do të sjellim edhe një kompjuter edhe një tavolinë të bësh detyrat e shtëpisë. Do të sjellim edhe bluzën origjinale do ta vesh aty. Do të vendosim tavolinën e mësimit aty dhe kur të kesh ndonjë problem për të zgjidhur të shikosh atë (Ronaldon). Do të bëjmë edhe një bibliotekë që të vendosësh libra, se Facebook jo.
Kemi edhe ca surpriza, por ata do i sjellë babagjyshi i Vitit të ri, por ti duhet bësh një listë dhe t’ia dërgosh. Se mos të sjellë ndonjë gjë gabim, ndonjë bluzë të Interit se nuk kemi se cfarë e duam. Alesion e kemi me Milanin. Do të sjellë edhe xhupin e Juves. Kjo është një histori që….Lëngun (në tavolinë) e ka sjellë Lali Eri, se ai i sjell edhe i pi vetë, por meqë nuk ka ardhur e pimë ne vetë. Gëzur dhe qofshin të gjitha me kaq dhe ta keni me shëndet me jetë këtë Ronaldon e vogël dhe për cfarë do lloj nevoje ne jemi në dispozicion për cfarë do që keni nevojë. Pastaj do të flasim pak për shkollën e tij.
Edi Rama: Ne në 8 pa 5 do të jemi te dera e shkollës, në rregull mos të kemi llafe se do të vij të zgjoj me kështu…
Kryeministri Rama gjatë vizitës në familjen Lala



.jpg)
.jpg)