• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U HODH NË KANAL/ Del FOTO: Kush është shqiptari që u vra nga ekstremisti grek
Home
Breaking News

U HODH NË KANAL/ Del FOTO: Kush është shqiptari që u vra nga ekstremisti grek

4 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është 63-vjeçari shqiptar Petrit Zifle që u vra nga arma e një ekstremisti grek në Lefkimi të Korfuzit, por lajmi u bë i ditur vetëm pasi arrestimit të kriminelit nga policia.

Fotoja e viktimës u publikua në emisionin “Dritare me Rudinën” mbrëmjen e sotme në News24.

Në fillim mediat greke thuajse e anashkaluan ngjarjen, ndërkohë që një muaj më parë për ditë të tëra kishin kryelajm vrasjen e minoritarit grek, që i armatosur terrorizoi fshatin Bularat dhe qëlloi mbi policinë.

Petrit Zifle ishte një shqiptar nga Berati që prej vitesh kishte vendosur të jetonte dhe punonte në një fshat të Korfuzit, për t’i qëndruar pranë së bijës.

Po çfarë ndodhi më 25 nëntor në Lefkimi?
63-vjeçari doli të dielën paradite nga shtëpia dhe nuk u kthye më, ndërsa telefoni I tij ishte fikur. Orët kaluan dhe të afërmit u alarmuan për mungesën e tij. Në këto kushte njoftuan policinë, e cila filloi kërkimet. Pas më se 24 orësh trupi i Petrit Zifles u gjet i pajetë në një rrugë jashtë fshatit. Ai kishte plagë të armës së zjarrit, por në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja gjaku, gjë që sipas policisë lë të kuptohet se vrasësi e kishte zhvendosur trupin nga vendi i krimit.

Pas kësaj u deshën 5 ditë që policia të kapte vrasësin, që njihej në fshat si një njeri agresiv. Sipas medias dhe banorëve të fshatit 44-vjecari nga i njëjti fshat, rezulton të jetë anëtar i Agimit të Arte në Lefkimi, madje dhe mbikëqyrës i kësaj partie ne ditën e zgjedhjeve. Është aq ekstremist sa qe në shpatullën e tij ka bërë tatuash një kryq të thyer nazist. Ai e pranoi krimin, dhe ka rrëfyer versionin e tij për atë ndodhi të dielën në Lefkimi.
Familja e të ndjerit kërkon drejtësi dhe vemendje nga shteti, sepse për ta vrasja ka vetëm një motiv; Petrit Zifle ishte shqiptar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë, 5 dhjetor: Rikthehen reshjet e DËBORËS. Këto qytete pritet të...
Previous article SULMOHET QUORA/ Hakerat vjedhin të dhënat e miliona përdoruesve

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT