Një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë detyrës së tij. Policia bashkë me një tjetër koleg kishte shkuar të arrestonte autorin e një vjedhjeje, i identifikuar si Nerfan Halimllari, kur ky i fundit i ka sulmuar me gërshërë.
NGJARJA
Mësohet se autori i sulmit ndaj policëve një person, i komunitetit rom ka kërcënuar dhe i ka marrë një shumë parash pronarit të një dyqani. Pronari Ardian Kuka ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në banesën e autorit për ta arrestuar.
Në banesë i janë gjetur edhe paratë e grabitura. Por autori i vjedhjes është përgjigjur me dhunë. Ai ka marrë një palë gërshërë dhe ka qëlluar mbi efektivët të policisë, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të lehta. Më pas autori është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.


