• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I VDEKUR NË DAJT/ Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta! E bija kërkoi ndihmë
Home
Aktualitet
Kronikë

U GJET I VDEKUR NË DAJT/ Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta! E bija kërkoi ndihmë

4 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

82-vjeçari Agim Çeta, i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më.

Stafi i emisioni “Pa gjurmë” u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij, pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë.

‘Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babain tim’

Ish-trajneri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para. Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24 orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta.

I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale.

Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur ta gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës.

‘Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat ’- konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur?

Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të policisë së Shtetit.

PAS TRANSMETIMIT TË DATËS 3 TETOR

Fatkeqësisht ato pak sekonda shprese dhe lumturie, do të zëvëndësoheshin me trishtim dhe dhimbje për familjen Çeta.

I pari që iu afrua trupit ishte dhëndri Artan Xhaja. I moshuari kishte disa orë që kishte ndërruar jetë.

Më pas mbërriti dhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët nuk u ngeli veçse të kryenin procedurat ligjore. Trupi i pajetë i të moshuarit u përcoll në morgun e Tiranës ndërsa nuk u kostatua asnjë shenjë dhune, veçse njëra këmbë ishte gërvishur dhe pizhamet që mbante ishin grisur, që të lë të dyshosh se 82-vjeçari mund të ketë rrëshkitur, dhe sfilitur nga lodhja nuk ka mundur të dalë nga ai shteg i ngushtë ku u gjet i pajetë.

“Nuk e ndihmuan askush se menduan se ishte i çmendur. I ka shkuar tek dera e kanë parë por kanë larguar dhe i kanë mbyllur derën. Kjo është për të ardhur keq. Babai im nuk ishte i çmendur, ishte i sëmurë.  Po unë nuk do bëhem plakë. Këta njerëz duhet ti mbrojmë. Kush i gjen le të telefonojë në polici, sepse ndihmon familjen” tha sot e bija me lot në sy.

4 ditë endje nepër rrugët e Linzës ishin shumë për një të moshuar…

4 ditë pa kujtesë, pa bukë, pa ujë …

4 ditë pa ndihmë…

Një banor i zonës dëshmoi– “Menduam se ishte me probleme mendore ndaj nuk i folëm fare”

Por, 4 ditë indiferencë janë shumë për një komunitet….

Ngushëlllime familjes Çeta!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGIMI/ Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por do të transformohet
Previous article PROKURORËT E KËRCËNUAR/ Reagon SHBA: Të shqetësuar për kërcënimet e dhunës ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT