• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I VDEKUR/ Dëshmon miku i Ruzhdi Hoxhës: Ishim bashkë deri në orën 23:00! Dy të tjerë e morën me…
Home
Breaking News

U GJET I VDEKUR/ Dëshmon miku i Ruzhdi Hoxhës: Ishim bashkë deri në orën 23:00! Dy të tjerë e morën me…

6 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Miku i Ruzhdi Hoxhës, E.T, në dëshminë e dhënë në polici, tregoi se e ka parë shokun e tij për herë të fundit teksa hipte në një makinë tip Pasat ngjyrë gri e errët bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerë. Fredi Rrushi është i dyshuari kryesor nga policia për vrasjen e biznesmenit, që kërkohej prej 13 ditësh, por trupi i pajetë i tij, u gjet vetëm sot në një zonë gremine në Dajt.

Sipas E.T Ruzhdi Hoxha kishte qëndruar me të dhe një mik tjetër deri në orën 23:00 duke pirë birra, derisa ishte shfaqur Fredi Rrushi për ta marrë me dy të tjerë.

E.T në dëshminë që Top Channel ka zbardhur , thotë se miku i tij i tha të ikte në shtëpi se ai do dilte me shokë, dhe kjo ishte hera e fundt që ai e pa.

Pjesë nga dëshmia e E.T

Prej 8 vitesh kam shoqëri të ngushtë me shtetasin Ruzhdi Hoxha , i cili është me banim në Paskuqan dhe me të cilin njihem familjarisht duke patur hyrje dalje mes familjesh.

Më datë 20.10.2021 kam qenë në punë nga e cila jan kthyer rreth orës 16:30 duke mos dal më prej saj. Rreth orës 20: 00 kam marrë një telefonatë nga shtetasi Ruzhdi Hoxha i cili më ka kërkuar të shkoja ta merrja në shtëpinë e tij me mjetin tim për të dalë një xhiro.

Jam nisur për tek shtëpia e tij për ta marrë atë, dhe kemi dalë në Tiranë ku takuam një shokun e tij E. B. dhe pimë nga një birrë. Rreth orës 23: 00 aty ka ardhur një automjet tip Pasat , targat nuk i mbaj mend, , ngjyrë gri e errët , me të cilin ishin 3 persona , të cilët nuk i njoh , emrat e të cilëve i kam mësuar kur së bashku me familjarët e Ruzhdiut po interesoheshin se ku ishte.

Shtetasit në makinë ishin K.I , A.S dhe Fredi Rrushi. Pasi ka ardhur kjo makina me këto persona, Ruzhdiu hipi me ta në vend të parë, duke me thënë të shkoja në shtëpi se ai po dilte me shokët e tij.

Pas kësaj sapo kemi mbaruar birrat secili nga ne iku në shtëpi. Pasditen e datës 22.10.2021 djali i tij Ervisi më ka telefonuar duke më thënë nëse isha në dijeni se ku ishte babai i tij dhe i shpjegova sa më sipër. Pasi është pyetur nga ana jonë se ai njeh njerëzit që thashë më lart, më shpjegoi se i njeh si shokë të tij, por vetëm kaq. Më pas kemi pyetur në shumë hotele për Ruzhdiun por nuk dinte gjë njeri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Red Bull e nis mbarë në Meksikë, Verstappen dominon provat e lira
Previous article BASKETBOLL/ Euroleague: Armani Milano mposht Barcelonën dhe kryeson i vetëm kampionatin

F.autor

Postime të ngjashme

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT