• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I PAJETË/ Misteret e vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

U GJET I PAJETË/ Misteret e vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë

20 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mbeten mister arsyet e vrasjes së ish-ushtarakut Altin Alikajt në Vlorë.

47-vjeçari, dikur nënoficer në repartin ushtarak 2004 në këtë qytet, u gjet i pajetë dje nga e ëma, pasi rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh. Kohë kjo, mëse e mjaftueshme për të zhdukur çdo detaj që mund të sjellë në zbulimin e autorëve të krimit.

Për 8 ditë me radhë, që nga marrja e denoncimit për humbjen e kontakteve me të, Policia kërkoi kudo, vetëm në banesën e tij, jo! As që nuk i shkoi ndërmend që të hetonte e të kontrollonte njëherë banesën e tij në Vlorë, se mbase mund të gjente ndonjë të dhënë të vlefshme. Për të mos thënë që në rastin konkret do të gjenin të ndjerin.

Misteret e vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë

Mësohet se Alikaj nuk rezultonte fare në Shqipëri, e dhënë kjo që mund të ketë shpërqëndruar efektivët e Vlorës. Ai kishte ikur për në Kosovë, ndërsa dalja nuk ishte regjistruar në asnjë moment, ç’ka lë të kuptohet se është kthyer ilegalisht për arsye që nuk dihen. Megjithatë u kthye dhe u strehua në banesën e tij, ku do të gjente dhe vdekjen. Deri më tani, sipas rindërtimit të skemës së vrasjes nga grupi hetimor rezulton se vrasësi apo vrasësit, ende e paqartë se për sa persona bëhet fjalë, kishte menduar me detaje gjithçka.

Para se të hynte në banesë kishte helmuar qenin e fqinjit për të eliminuar çdo zhurmë. E jo vetëm kaq! Kishte prerë edhe energjinë elektrike, e më pas kaloi derën për të çuar deri në fund detyrën. I dhunuar me sende të forta e më pas i vrarë me një plumb, ish-ushtaraku nuk kërkoi dot kurrë ndihmë. Ndërsa vrasësi u largua pa rënë në sy duke përfituar nga errësira që e kishte shkaktuar vetë, e i bindur që nuk do fiksohej as nga ndonjë kamera sigurie. Ndërkohë që trupi dekompozohej në shtëpi, i afërmi i ish-ushtarakut denoncoi në Polici zhdukjen, e nga ana tjetër nëna e të ndjerit u kthye nga Greqia e shqetësuar për humbjen e djalit të saj. E në momentin që hapi derën e banesës e gjeti të pajetë, duke u dekompozuar.

Tani hetimet kanë nisur për të mësuar se kush e donte të eliminuar ish-ushtarakun, ndërkohë që familjarë dhe banorë të zonës janë marrë në pyetje dhe kanë konfirmuar se Altin Alikaj ishte përdorues i lëndëve narkotike. Madje për t’i konsumuar herë pas herë futej në borxhe. Deri më tani kjo është një pistë që po ndiqet nga Policia, por nuk përjashtohen as të tjera lidhur me profesionin e tij por edhe me prishjen e pazareve të drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM VAJTUR NË MUAJT E FUNDIT"/ Kulusevski pas largimit nga Juventus: Ky është maksimumi për mua
Previous article BËN LËVIZJEN E PAPRITUR/ Klubi i njohur arrin akordin me kompaninë e kriptovalutës për emrin e stadiumit

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT