Pavarësisht se ka kaluar 1 ditë pasi u gjet i pajetë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë të riun 30-vjeçar.
Dyshimet e para ishin për ndonjë peshkatar të zonës, por veshja e të riut rreth 30 vjeç i rrëzon dyshimet.
Sakaq, në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.
Në gishtin tregues të njërës dorë i riu ka një tatuazh ( një kafkë), një shenjë e cila mund të identifikojnë atë. I riu u gjet ditën e djeshme rreth mesditës në bregdetin e Vlorës.
Deri më tani nuk dihet ende nëse i riu është shqiptar apo emigrant.


