• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJENDËN TË VDEKUR BRENDA MAKINËS/ Detajet e REJA: Autori i pa dhe i përshëndeti, por Bërçana…
Home
Breaking News

U GJENDËN TË VDEKUR BRENDA MAKINËS/ Detajet e REJA: Autori i pa dhe i përshëndeti, por Bërçana…

31 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të tjera detaje për krimin e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri çifti Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Shkodrës, ka dyshime të forta se ish-polici i vrarë Boran Bërcana dhe autori kanë pasur njohje me njëri-tjetrin.

Nga një kamerë e një subjekti që ka fiksuar lëvizjet e autorit, rezulton se vetëm pak sekonda para vrasjes, viktima Bërcana dhe autori kanë pasur një komunikim mes tyre.

Dyshohet se ata janë përshëndetur me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as pista që autori të jetë afruar sikur do të pyeste për diçka dhe ka përdorur pikërisht këtë situatë që të qëllonte me armë zjarri viktimën dhe bashkëjetuesen e tij.

Sipas Prokurorisë, para se të qëllohej ish-polici që u vra me partneren e tij me 28 plumba, ka vijuar gradualisht rrugën me makinën e tij, duke mos e menduar se i njohuri i tij që po e priste do ta qëllonte për vdekje vetëm pas pak sekondash.

Sapo makina e ish-efektivit është afruar dhe shpejtësia ka qenë mjaft e ulët, pasi ai do të parkonte para pallatit, vërehet se autori është afruar me hapa të ngadaltë dhe pasi ka folur diçka me viktimën, e ka qëlluar atë.

Fillimisht e ka qëlluar në kokë, por duke qenë se makina ka ecur pasi nuk ka mundur të manovrojë frenat, atëherë autori për të qenë i sigurt ka vijuar të qëllojë me breshëri.

Dyshohet se bashkëjetuesja e Bërcanës, Silvana Ndoci, mund ta ketë njohur autorin, çka e ka detyruar këtë të fundit ta qëllonte edhe atë për vdekje, duke kursyer vetëm jetën e fëmijës së tyre, i cili ka qenë në gjumë në sediljen e mbrapme.

Burime nga Prokuroria bënë të ditur se ka dyshime të forta që mes autorit dhe viktimës të ketë pasur një konflikt të mëparshëm. Megjithatë, kjo nuk përjashton as pistën tjetër që vrasësi mund të ketë qenë i paguar dhe se dialogu i shkurtër mes tyre para se të qëllohej, nuk ka qenë përshëndetje mes tyre, por një pretekst i vrasësit për t’u afruar dhe për ta qëlluar sa ende mjeti nuk ishte pozicionuar tërësisht para pallatit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAHNITI NË BOTËROR/ Leicester i dyfishon rrogën për të bindur mbrojtësin ANGLEZ të qëndrojë
Previous article TALENTET PREMTUES/ Kosova dhe Shqipëria, “luftë” për 8 lojtarë që luajnë në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT