Kamionisti shqiptar i cili u fjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në një magazinë në Itali është Artur Isenaj, i cili banonte në Torino. Detajet bëhen me dije nga mediat lokale që shtojnë se 58-vjeçari kishte rreth 30 minuta që kishte shkuar në magazinë për të shkarkuar një ngarkese kur u ndje keq.
28.08.2018 – Gjendet i vdekur shoferi shqiptar në Itali. Dyshimet
Një shofer kamioni 58 vjeç, me origjinë shqiptare, u gjet në gjendje të rëndë në magazinën e një strukture të madhe tregtare në Pontedera, raportojnë mediat lokale.
Incidenti ndodhi këtë mëngjes dhe pasi shqiptari u pikas u njoftuan autoritet. Por, për fat të keq, 58-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Dyshohet se ai humbi jetën nga një atak kardiak. Megjithatë, pritet që një autopsi të kryhet në kufomën e viktimës.
Në vendngjarje shkoi autoambulanca dhe karabinierët.


