• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Haradinaj mbështet opozitën: Keni votën time për mbrojtjen e territorit
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Haradinaj mbështet opozitën: Keni votën time për mbrojtjen e territorit

28 August, 2018 k.autor Rajon

Çështja e korrigjimit të kufijve dhe rreziku që troje shqiptare në Kosovë të përfundojnë në Serbi sa vjen e po bëhet edhe më e frikshme.

Kjo çështje shumë e ndjeshme është në qendër të debateve të fundit. Mes një maxhorance dhe një opozite gjithmonë ka diçka për të mos rëndë dakord por kur vjen puna tek kufijtë dhe integriteti territorial, me sa duket i harrojnë ndasitë. Kështu ka ndodhur në Kosovë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë pro opozitës, duke mbështetur rezolutën kundër korrigjimit të kufijve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe të qeverisë, se ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve është i pamundur dhe se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Duke i komentuar deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Haradinaj i ka quajtur ato kundërpërgjigje ndaj deklaratave të serbëve për ndarje të Kosovës, por nuk mendon që dikush ka mandat që të diskutojë për ndarjen e vendit.

Madje, diskutimi për kufijtë për Haradinajn është destabilizim për Ballkanin dhe situatë që i shkon për shtati vetëm presidentit rus Vladimir Putin.

“Qëndrimi i qeverisë dhe i imi është ky. Synojmë një marrëveshje ligjore obligative mes dy vendeve për njohje reciproke Kosovë-Serbi. Kufijtë, territori nuk janë temë e diskutimit, nuk janë mandat i askujt në Kosovë t’i diskutoj këto. Kufijtë dhe territori në këtë rast janë kthim prapa për Kosovës, por janë edhe destabilizim për rajonin dhe i shkojnë për shtati vetëm presidentit Putin, askush tjetër nuk ka interes. Po, po ia kam thënë shumë herë, ajo që po thotë presidenti është në nivel të kësaj retorikës që fola, ose kundër retorikës, shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se opozita e ka votën e tij dhe të partisë së tij për miratimin e një rezolute në Kuvend, e cila specifikon qartë se në dialogun me Serbinë nuk mundet të diskutohet për territorin dhe kufijtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fifi pozon për herë të parë më rroba banjo/ Këngëtarja ka një kërkesë të veçantë: Nuk më vjen turp...(FOTO)
Previous article U GJEND I VDEKUR NË ITALI/ Identifikohet 58 vjeçari shqiptar (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT