• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U FUT MES FLAKËVE PËR TË SHPËTUAR MOTRËN/ 5-vjeçari hero nderohet me çmimin e shpëtimtarit (FOTO)
Home
Jetë

U FUT MES FLAKËVE PËR TË SHPËTUAR MOTRËN/ 5-vjeçari hero nderohet me çmimin e shpëtimtarit (FOTO)

15 February, 2020 k.autor Jetë

Një djalë 5-vjeçar nga Xhorxhia është zgjuar ndërsa dhoma e tij e gjumit dhe gjithë shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Një situatë e tillë e cila do të mund të tmerronte edhe më të rriturit, nuk e frikësoi Noah Woods, i cili ‘u mobilizua’ dhe me veprimet e tij arriti të shpëtonte të gjithë familjen.

Shtëpia u përfshi nga flakët ndërkohë që Noe dhe tetë anëtarët e tjerë të familjes së tij po flinin në shtëpinë e tyre në Qarkun Bartow, Xhorxhia. Vogëlushi 5-vjeçar u zgjua për shkak të tymit dhe flakëve që kishin rënë në dhomën e gjumit që ai ndante me motrën e tij 2-vjeçare.

Ai u hodh nga shtrati, kapi motrën e tij dhe doli nga shtëpia përmes daljes së vetme në dispozicion, një dritare të hapur.

Mirëpo, ai nuk u ndal këtu. Noeu u kthye përsëri në shtëpi për të shpëtuar qenin e familjes së tij dhe më pas vrapoi pranë shtëpisë së xhaxhait të tij për të thirrur për ndihmë. Së bashku, ata lajmëruan pjesën tjetër të familjes.

Vogëlushi i zgjuar, Noah Woods u emërua zjarrfikës nderi dhe mori çmimin e shpëtimtarëve për heroizmat e tij këtë të premte, çmim ky i rezervuar zakonisht për shpëtimtarët profesionistë.

“Ne kemi parë që fëmijët të paralajmërojnë familjet e tyre edhe më parë,” ka thënë për mediat Shefi i Departamentit të Zjarrit në Bartow County Dwayne Jamison. “Por që një 5-vjeçar të jetë vigjilent sa duhet për ta bërë këtë … është shumë e jashtëzakonshme”.

Jamison tha se zjarri kishte ardhur nga një prizë elektrike e mbingarkuar në dhomën e gjumit të Noeut. Kur zjarrfikësit arritën, ata u dhanë ndihmën mjekësore Noes dhe anëtarëve të tjerë të familjes për djegie të vogla dhe asfiksim.

“Fal Zotit nëntë të dashurit tanë ishin në gjendje të dilnin nga shtëpia,” tha gjyshi i Noes, David Woods, në një postim të GoFundMe. “Nëse nuk do të ishte për Noe, ne mund të mos jemi këtu sot”.

Për shkak të shkatërrimit të shtëpisë, familja i ka kërkuar komunitetit ndihmë për rirregullimin e saj. /e.s/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË VIRUS VDEKJEPRURËS NGA WUHAN"/ Profecia e jashtëzakonshme e një romani amerikan në vitin 1981
Previous article CAKAJ TAKIM ME MINISTRIN SLLOVEN/ "Hapja e negociatave për Shqipërinë, peshë për thellimin e reformave në rajon"

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT