Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Përse erdhi ky shkarkim?
Dy ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta. zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.


