• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U FIKËN TË GJITHA KAMERAT E SIGURISË”/ Si u grabitën dajë e nip në Shkodër, dyshohet se u ekzekutuan pasi…
Home
Breaking News

“U FIKËN TË GJITHA KAMERAT E SIGURISË”/ Si u grabitën dajë e nip në Shkodër, dyshohet se u ekzekutuan pasi…

19 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja për zhdukjen e Gëzim Hysajt dhe Agron Mollaj natën 23 Gushtit të vitit 2018. ABC News mëson nga grupi hetimor se kamerat e sigurisë në të gjithë trajektoren ku dyshohet se kanë lëvizur rrëmbyesit e dy burrave dajë dhe nip, kanë qenë të fikura.

Natën e 23 Gushtit kur u zhdukën dy shkodranët dajë e nip 12 kamera sigurie ishin të fikura. Pas 14 muajsh hetuesit kanë zbuluar që mosfunksionimi i tyre nuk ishte një rastësi, por pronarët janë urdhëruar nga dikush.

Pronarët e subjekteve u justifikuan fare thjesht, nuk e dimë ç’ka ndodhur. Një burim i tha Abc News se bëhet fjalë për kamerat nga kryqëzimi i Dobraçit deri në qendër të Shkodrës, dhe nga kryqëzimi i Rusit deri në Unazë.

Është kjo trajektorja ku dyshohet se kanë lëvizur autorët e zhdukjes së Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në mbrëmjen e 23 Gushtit 2018. Një tjetër element i zbuluar ka të bëjë me vendin ku iu gjet motori i Agron Mollës, 10 ditë më pas.

Të njëjta burimi i thanë ABC News, që mjeti ishte braktisur në fshatin Mjedë në afërsi të Urës së Spatharit, ose i njohur ndryshe për shkodranët dhe banorët e rrethinave si qoshja ku shkojnë për t’u fshehur çiftet.

Këto prova dhe të tjera detaje që afrohen publikisht, kanë ngritur dyshime se Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, janë marrë peng dhe janë ekzekutuar. Por ngërç mbetet fakti se policia nuk ka kufomë në dorë.

E fundit dëshmi ishte ajo e gruas së Agronit. Ajo i tha policisë që burri doli nga shtëpia e tij në Dobraç pasi e telefonuan se dikush po i grabiste dajën. Po mbrëmjen e 23 Gushtit 2018 daja Gëzim Hysaj i cili banonte në fshatin Kullaj të Postribës nuk ishte kthyer në shtëpi.

Në orën 22:00 të asaj nate telefonat e të dy burrave u fikën, atëkohë dyshimet e grupit hetimor u shtrinë në dy pista që nuk kanë dhënë rezultat akoma. E para, hakmarrje ndaj Agron Mollës për një vrasje të kryer në vitin 1997.

Pista e dytë lidhej me të kaluarën e Gëzim Hysaj i cili dyshohej si i përfshirë në disa krime. Gëzim Hysaj ka punuar disa vite si polic, por u lirua nga detyra në vitin 2000. Zhdukja e tyre ndodhi kur në Shkodër u bënë shumë krime të rënda, atentate me bomba apo ekzekutime të frikshme./ABC News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''I KAM FALUR''/ Estela Ujka rrëfen për dhunën në familje
Previous article NUK NDALET LAZIO/ Realizon dy gola në 1 minutë, ja "PERLAT" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT