Alket Muhaj, 43 vjeçari i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm është gjetur në mes të pyllit nga një bari i zonës, i cili ka lajmëruar policinë.
Gazetarja e Ora News në Gjirokastër, Entiola Budo konfirmon se trupi i pajetë i 43 vjeçarit është gjetur rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Rabie të Memaliajt.
Viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal dhe nuk përjashtohet pista e hakmarrjes.
Mësohet 43-vjeçari ka pasur shenja dhune në kokë dhe trup. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e vrasjes se 43-vjeçarti dhe as autorët.
Njoftimi i Policisë
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


