• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ekzekutua nga shoku duke kullotur bagëtinë në mal. DETAJET e krimit pas sherrit në pyll
Home
Breaking News

U ekzekutua nga shoku duke kullotur bagëtinë në mal. DETAJET e krimit pas sherrit në pyll

8 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja pas ngjarjes se rëndë qe ndodhi mbreme në Tropojë, ku pas një konflikti për arsye banale, ka mbetur i vrarë një 25-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, ka mbetur i vrarë shtetasi me inicialet Rexhep Alihasani, 25 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri automatik nga shtetasi Safet Riza, 23 vjeç, pas një konflikti për shkaqe banale.

Policia bëri krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. disa orë pas krimit, autori u arrestua në kushtet e flagrancës.

Mësohet se viktima ka qenë duke kullotur bagëtitë kur është qëlluar me armë zjarri për vdekje nga bashkëmoshatari i tij.

“Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A., i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë. Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin paraprak të dhënë nga Policia e Tropojës për ngjarjen e rëndë, nga ku më pas u njoftua edhe arrestimi i të kërkuarit.

Burime nga policia bënë të ditur se janë duke u hetuar disa pista në lidhje me motivet e këtij krimi, që i mori jetën 25-vjeçarit. Dyshohet se dy të rinjtë mund të kenë pasur ndonjë konflikt për motive ende të paqarta mes tyre, çka ka precipituar deri në përdorimin e armës, duke i marrë jetën njërit prej tyre.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që e gjetën trupin e tij pa jetë në pyll. Ata kanë dëgjuar të shtënat dhe menjëherë është sinjalizuar edhe Policia. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista, por pa dhënë diçka konkrete për motivin e këtij krimi.

Dyshohet se autori e ka ndjekur viktimën dhe pasi kanë debatuar në pyll, ai e ka qëlluar atë për vdekje. Pas ngjarjes, 23- vjeçari është larguar bashkë me armën e krimit, por u kap disa orë më pas.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Shpërthimi pranë ambasadës ruse, shihni si përfshihet nga flakët burri në Tiranë
Previous article FOTO/ Mjekut në Vlorë i hedhin shishe benzinë në derën e shtëpisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT