• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA NË MAKINË/ Can Kariçi i frikësohej një atentati e lëvizte i armatosur. Iu gjet një pistoletë me plumb në “gojë”
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA NË MAKINË/ Can Kariçi i frikësohej një atentati e lëvizte i armatosur. Iu gjet një pistoletë me plumb në “gojë”

25 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona dyshohet të jenë autorë të vrasjes së 30- vjeçarit Can Kariçi, mbrëmjen e së enjtes në Kodër-Kamzë të Tiranës.

Burime nga grupi hetimor thanë se makina tip “Audi”, që u gjet e djegur në Institut, është përdorur nga autorët, pasi brenda saj u gjet një armë zjarri tip “Kallashnikov”.

Dy personat e dyshuar, njëri ka qenë në rolin e ekzekutorit dhe tjetri bashkëpunëtor, pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit.

Burimet thanë se nga hetimet e deritanishme është mësuar se 30-vjeçari Kariçi ka qenë në ambientet e bar-kafe “G…”, në zonën e Kodër Kamzës nën shoqërinë e një vajze para se të ekzekutohej.

Policia e ka marrë në pyetje vajzën që shoqëronte viktimën para ngjarjes, por deklarimet e saj nuk kanë ndihmuar grupin hetimor në drejtim të emrave të autorëve apo edhe të personave të mundshëm që viktima mund të ketë pasur konflikt.

DINAMIKA

Burime nga grupi hetimor thanë dje se Can Kariçi, pak para orës 20:00, ka dalë nga lokali duke hipur në makinën e tij tip “Golf 5”, me targa gjermane, ku u gjet edhe një armë zjarri tip “Bereta”, me fishek në “gojë”.

Nga ana tjetër, dyshohet se automjeti tip “Audi” i autorëve ka qenë i parkuar pranë lokalit ku ndodhej viktima dhe autorët e kanë pritur derisa ai ka dalë.

Në momentin që viktima është futur në makinën e tij, njëri nga autorët e ka qëlluar të paktën 4 herë dhe me nxitim ka hipur në makinën ku e priste shoferi dhe janë larguar nëpër rrugicat e zonës, duke dalë në Institut, ku edhe i kanë vënë flakën automjetit.

ARRESTIMI DHE LIRIMI

Më 26 shkurt të këtij viti, forcat speciale RENEA kryen kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për aksionin e zhvilluar në Milot, Kurbin e Lezhë nga Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale dhe është arrestuar 30-vjeçari Can Kariçi, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura. Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedentë të mëparshëm penalë.

“Si rezultat i kontrolleve, në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë ‘GLOCK’, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit Can Kariçi, 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës ‘GLOCK’, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje”, deklaronte zyrtarisht Policia.

Procesi gjyqësor ndaj tij në Kurbin ka qenë në fazën e pretencës, edhe pas kalimit të çështjes në gjykim në muajin korrik e kanë liruar duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I CAN KARIÇIT/ Kamerat filmuan momentin e vrasjes, mbi 10 të shoqëruar
Previous article "NDËRROJINI MBATHJET SE DO KENI FAT"/ Kërkesa e veçantë e Monika Lubonjës që habiti banorët

s.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT