• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I CAN KARIÇIT/ Kamerat filmuan momentin e vrasjes, mbi 10 të shoqëruar
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I CAN KARIÇIT/ Kamerat filmuan momentin e vrasjes, mbi 10 të shoqëruar

25 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë filmuar momentin e vrasjes së 30-vjeçarit Can Kariçi dy ditë më parë në Kodër Kamëz.

Deri më tani janë shoqëruar më shumë se 10 persona të dyshuar, por edhe që mund të kenë dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes, por asnjë i arrestuar. Në pyetje policia mori edhe personat me të cilët Can Kariçi ishte duke konsumuar kafe para se të vritej. Ata kanë pohuar se nuk vunë re ndonjë shqetësim apo diçka të dyshimtë tek miku i tyre. Ndërsa dëshmitarët okularë deklaruan se dëgjuan të shtënat dhe panë vetëm një makinë të largohej me shpejtësi, por pa mundur të shquanin se kush ishin personat brenda saj.

Si ndodhi vrasja?

Can Kariçi u vra me 4 plumba kallashnikovi mbrëmjen e së enjtes. Autorët dyshohet se janë informuar nga persona të tjerë për lëvizjet e objektivit të tyre. Në momentin që 30 vjeçari ka dalë nga lokali ku kishte konsumuar kafe me tre miq të tij, mes të cilëve edhe një vajzë, atentatorët iu afruan me një mjet Audi, targat e të cilit ishin të huaja.

Sapo Kariçi ka ndezur makinën tip Golf me targa gjermane për t’u larguar prej andej, u qëllua me breshëri plumbash, 4 prej të cilave e kapën në trup. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes nëpër disa rrugica që të lidhin me zonën e Institutit, aty ku dogjën edhe Audin. Brenda makinës u gjet edhe arma kallashnikov.

Si pistë kryesore po hetohet ajo e larjes së hesapeve mes bandave. Kariçi është një emër i njohur për autoritet dhe i arrestuar për herë të hundit në shkurt të këtij viti për armëmbajtje dhe vjedhje. Ai është cilësuar si anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal që vepron në Tiranë e në disa qarqe të tjera të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTIMET NGA OMICRON NË FRANCË/ Brenda 48-orëve thyhet dy herë rekordi i rasteve të reja ditore
Previous article U EKZEKUTUA NË MAKINË/ Can Kariçi i frikësohej një atentati e lëvizte i armatosur. Iu gjet një pistoletë me plumb në “gojë”

s.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT