• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA NË KAFE ME 14 PLUMBA/ Zbardhet vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, një i arrestuar
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA NË KAFE ME 14 PLUMBA/ Zbardhet vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, një i arrestuar

6 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli është zbardhur. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se një shtetas është vënë në pranga në lidhje me vrasjen e regjistruar pak ditë më parë.

Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Kjo ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.

Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, por pritet të ketë një komunikim zyrtar nga ana e uniformave blu.

Kujtojmë se viktima, Elis Rroshkodoli mori 14 plumba në trup, nga 18 që u gjetën në vendin e ngjarjes.

***

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se një person është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes se Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.I arrestuari si i implikuar në këtë ngjarje është 26-vjeçari me iniciale XH.M., ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Po ashtu, është zbuluar një garazh në Tiranë që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMIN E MORA VESH..."/ Çfarë deklaroi në polici 25-vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën në vrasjen e babait
Previous article "PLAS" SHERRI NË GREQI/ Gjeorgjianë dhe shqiptarë sherr në spitalin e Athinës, dy të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT