Është zbardhur dëshmia e Edison Brahajt, i cili u arrestua ditën e djeshme në Durrës si bashkëpunëtor i dyshuar i Esmerald Ballës në vrasjen e babait të tij.
Para hetuesve ai ka mohuar akuzat, duke thënë se Esmeraldin e ka shok të vjetër por ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë. Brahaj tha se Esmeraldi nuk e kishte kontaktuar për ngjarjen, por i kishte thënë vetëm se Enveri ishte larguar nga shtëpia. Sipas Brahaj, ai ishte informuar për vrasjen e Enver Ballës përmes mediave.
I riu akuzohet se ka ndihmuar Esmeraldin të transportojë trupin e të atit pas vrasjes dhe se së bashku, e kanë hehdur në pusin ku u gjet pas 22 ditësh.“Unë Esmeraldin e kam shok. Por nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. As më ka kontaktuar dhe as qe e kisha idenë çfarë kishte ndodhur deri në momentin që ngjarja u bë publike. Dija vetëm që Enveri ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë Esmeraldi por nuk kisha dijeni çfarë kishte ndodhur konkretisht. Që Enveri ishte vrarë unë e mora vesh nga televizori. S’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. E pranoj se kam njohje me Esmeraldin pasi jemi shokë të vjetër por me këtë ngjarje nuk kam asnjë lidhje”- ka thënë ai.


