• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA NË ELBASAN/ Xhelozia për ish-bashkëshorten dhe telefonata e fundit, çfarë ndodhi për 5 ORË në pallatin e Lefter Zhidrut
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA NË ELBASAN/ Xhelozia për ish-bashkëshorten dhe telefonata e fundit, çfarë ndodhi për 5 ORË në pallatin e Lefter Zhidrut

24 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lefter Zhidru 71-vjeç i ekzekutuar gjatë aksionit të sotëm të RENEA-s që kishte shkuar ta neutralizonte pasi ky i fundit qëlloi mbi policinë e Elbasanit dhe dy kalimtarë jetonte prej vitesh në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.

Ai jetonte në një shtëpi me ish-bashkëshorten e dytë, me të cilën edhe ka nisur sherri i sotëm që përfundoi në tragjedi.

Ndonëse prindër të një vajze 14-vjeçare Lefteri dhe ish-bashkëshortja nuk e kishin gjetur kurrë paqen dhe harmoninë e të jetuarit nën një çati.

Mësohet se Zhidru nuk e ka pranuar dot faktin se ishte divorcuar dhe i kërkonte shpesh llogari ish-bashkëshortes, ashtu siç ka bërë edhe sot.

Ndërsa gruaja nuk i është përgjigjur në banesë ka plasur sherri. Kjo e fundit ka njoftuar policinë dhe kur kanë shkuar ta arrestojnë 71-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.

Zhidru ka pasur edhe një djalë nga martesa e parë, i cili ka folur me të sot për ta bindur të dorëzohet, por pa sukses. Kjo me sa duket ka qënë edhe telefonata e fundit babë e bir.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ndër të tjera edhe video të pallatit ku Zhidru ka jetuar prej kohësh. Mësohet se brenda apartamentit të tij ai kishte sot edhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s deri në momentin e fundit, çka çoi në fundin e tij tragjik.

Ndërhyrja e forcave RENEA ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për ta neutralizuar, por në momentin që hynë brenda Zhidru i qëlloi me breshëri plumbash, çka solli kundërpërgjigjen e forcave RENEA që e ekzekutuan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POPOZIMET E "ÇUDITSHME" DHE ATO ROMANTIKE/ Nga Mark Frroku e deri tek Genc Prelvukaj, ja si i bënë ata partneret e tyre të thonë PO
Previous article MILAN-BODO/ Pioli me 7 mungesa ndaj surprizës norvegjeze, debuton talenti i ri (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT