• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA DJE NË AUTOSTRADËN FIER-VLORË/ Publikohet FOTO e 30-vjeçarit Kristjan Marku
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA DJE NË AUTOSTRADËN FIER-VLORË/ Publikohet FOTO e 30-vjeçarit Kristjan Marku

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së hënës (13 Janar) në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës.

Atentatorët qëlluan me breshëri plumbash ndaj të riut, i cili nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Viktima Kristian Marku mësohet se ka qenë në Tiranë para se të nisej për Vlorë, ndërsa ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij.

30-vjeçari ka vjehrrin në qytetin e Vlorës, por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar atje.
Ndërkohë targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës.

Targat i përkasin një oficeri policie, ndërsa për makinën e autorëve ende po hetohet ku është vjedhur.

NGJARJA

Referuar të dhënave të policisë së Vlorës, 30-vjeçari është ekzekutuar me armë zjarri në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Viktima i identifikuar si Kristian Marku (Bardhi) mësohet se po lëvizte me makinë tip “Volkswagen”.

Drejt 30-vjeçarit fillimisht rezulton të jetë qëlluar pranë një vendndalimi të autostradës, ku dhe janë gjetur 9 gëzhoja, ndërsa një gëzhojë tjetër është gjetur në makinën e viktimës, e cila ishte e ndaluar rreth 1 kilometër poshtë vendpushimit. Këto rrethana kanë ngritur dyshimet se 30-vjeçari nga Mirdita është qëlluar teksa ka qenë i ndaluar në vendndalimin e autostradës dhe ka tentuar të largohet, apo se është qëlluar edhe në ecje e sipër.

Gjurmët e lëna tregojnë se ai është ndjekur për rreth 1 kilometër nga atentatorët, që më pas kanë marrë rrugën në drejtim të Fierit, ku edhe kanë djegur makinën, që dyshohet se ishte e vjedhur.

Atentatorët dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, por policia nuk bëri me dije të kishte gjetur armë në mjet, çka përjashton edhe mundësinë e hamendësimit në lidhje me numrin e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.

Policia ka nisur krehjen e zonës, ka kryer shoqërimet e para, ndërkohë që janë marrë edhe disa pamje nga kamerat e bizneseve me qëllim se mos mundësohet ndonjë pamje nga atentatorët. Dyshohet se është qëlluar pa zbritur nga makina, e për pasojë policia do ta ketë të vështirë gjetjen e ndonjë pamjeje edhe nëse autorët kanë qenë të pamaskuar.

HAKMARRJA, PISTA KRYESORE

Më 27 shtator të 2023-it në qytetin e Rrëshenit ndodh një masakër. Nga një mjet fuoristradë hapet zjarr jashtë një lokali, ku në një tavolinë do të gjendej xhaxhai i Kristit, viktimës së djeshme, Martin Bardhi. Në tavolinë me Bardhin ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, por arritën të mbijetonin, ndërsa Martini ndërroi jetë në tavolinën e lokalit të tij ku kishte dalë të pinte kafenë e mëngjesit.

Mjeti i vrasësve kaloi para godinës së policisë, si thuajse në të gjitha rastet e përplasjeve gjoksore mes dy fiseve Reçi e Bardhi që iu kanë marrë jetën shumë djemve e burrave, i radhës mbrëmë, vetëm 30 vjeç. Policia gjeti makinën duke u djegur, mblodhi disa gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe disa të tjera që u gjenden në mjetin e vrasësve, mori në pyetje disa persona, mes të cilëve edhe nipin e Reçëve, Saimirin, i cili ishte konfliktuar, sipas tij rreth 6 muaj më parë me Martin Bardhin, Kristianin dhe djalin e Martinit.

Në fakt, për ngjarjen që denoncoi Reçi aso kohe, Martin Bardhi u arrestua, ndërsa Kristiani u shpall në kërkim. Kristiani mundi t’i shmangej arrestimit, ndërsa Bardhi u ndalua dhe pas hetimeve ai u lirua nga burgu, për tu ekzekutuar mëngjesin e 27 shtatorit. Grupi hetimor nga policia dhe Prokuroria e Vlorës që kanë marrë në duar hetimet e atentatit të një ditë më parë janë kthyer pikërisht në hakmarrjen disa vjeçare mes familjeve Reçi e Bardhi për të kërkuar motivin dhe edhe autorët e pritës fatale që i mori jetën Kristianit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 16 MUAJ LUFTË NË GAZA/ Associated Press: Hamasi i thotë 'Po' marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish...
Previous article TRAFIKONIN KOKAINË NË ITALI/ Arrestohet 58-vjeçari nga Berati, i dënuar me 7 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT