Hamasi pranon propozimin për një marrëveshje në Gaza. Associated Press citon burime izraelite të cilat konfirmojnë se pala tjetër ka pranuar propozimin e bërë tek ekipi negociator në Doha të Katarit. Pranimi I marrëveshjes pritet të njoftohet edhe zyrtarisht ndërsa deri më tani, një kornizë e tij është bërë e ditur pa dhënë shumë detaje.
Presidenti Amerikan Joe Biden, i cili ka dërguar një propozim që prej muajit Maj të vitit të kaluar tha se marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve, ndalimin e luftës dhe hapjen e rrugës për ndihmat humanitare për palestinezët në Gazan thuajse të shkatërruar.
Kjo fundjavë siç tha Biden ishte vendimtare pasi SHBA ushtruan presion të fortë tek palët për të mbyllur një marrëveshje mes palëve e cila pritet të finalizohet përpara inaugurimit të Donald Trump në 20 Janar.
Të dielën Bidden bisedoi me Netanyahun në tëlëfon në lidhje me këtë ndërsa një ditë më herët kryeministri izraelit kishte takuar edhe të emëruarin e Donald Trump për lindjen e mesme. Lufta 15 mujore në gaza nisi pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023, kur Hamasi vrau mijëra izraelitë dhe mori peng qindra të tjerë çka lëshoi në gaza gjithë furinë e ushtrisë izraelite.
Nga lufta në Gaza deri më sot janë shënuar humbje katastrofike në njerëz. Mbi 46 mijë persona janë vrarë nga të cilët 12 mijë kanë qenë fëmijë.


