• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA DREJT ITALISË/ Kush është Shkëlzen Keqi i cili “mori gjakun” e vëllait
Home
Aktualitet
Kronikë

U EKSTRADUA DREJT ITALISË/ Kush është Shkëlzen Keqi i cili “mori gjakun” e vëllait

10 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këtë të shtunë u finalizua me sukses ekstradimi drejt Italisë dhe Spanjës, i tre shqiptarëve të cilët kërkoheshin nga autoritetet e këtyre dy vende për vepra të ndryshme penale, si grabitje, vrasje dhe trafik droge.

Ndaj tyre, kishte urdhër-arresti të njoftuara në Interpol, ndaj dhe janë ndaluar sapo janë lokalizuar në territorin shqiptar. Shkëlzen Keqi, Daniel Gjoni dhe Dienis Hoxhaj janë  tre shqiptarët që u ekstraduan drejt Italisë dhe Spanjës por, për çfarë akuzohen këta shtetas?

Shkëlzen Keqi në gusht të vitit 2022 u përfshi në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri. Ngjarja ndodhi në rajonin e Pizas në Itali dhe pas një sërë hetimesh intesive nga autoritetet italiane rezultoi se Shkëlzen Keqi ishte porositësi i kësaj vrasje. Lidhur me këtë ngjarje më 15 shtator të 2023 u arrestuan dy shqiptarë dhe tre italiane. Katër prej tyre u arrestuan nga karabinierët e Pizas në Itali ndërsa, Shkëlzen Keqi u arrestua në Fushë-Krujë.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi për shkak të hakmarrjes, pasi në vitin 2014 Elson Kalavari ekzekutoi vëllain e Shkëlzen Keqit, Genti Keqi. Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keqi brenda ambienteve të Komisariatit të Mamurrasit. Kalaveri aso kohe deklaroi se gjithça e kishte bërë për vetëmbrojtjeje.

Ne foto: Elson Kalavari
Elson Kalavari

Gjithashtu ditën e sotme u bë i mundur ekstradimi drejt Italisë i një tjetër shqiptari, 23- vjeçarit Daniel Gjoni. I riu shqiptar kërkohej për llogari të drejtësisë italiane pasi në gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka dhunuar, rrëmbyer një shtetas në Itali dhe i ka kërkuar para në këmbin të lirimit. Ndërsa në muajin gusht të vitit të kaluar ai u ka vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda.

Arrestimi i Gjonit u bë i mundur nga policia shqiptare. Ai u ndalua më 28 tetor në Laç me qëllim për tu ekstraduar në Itali.

Ndërsa në Spanjë u ekstradua Dienis Hoxhaj (Haskaj (Jazaj). Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, 34-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vetëvritet me kallashnikov 65-vjeçari në Pogradec. Mister shkaku (EMRI)
Previous article "FEMËR E PËSHTIRË"/ Pasi i përmendi familjen, Erjola përplaset me Ilnisën, ndërhyjnë banorët e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT