Një 65 vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit është gjetur i pajetë në ambientet e banesës së tij.
Nga informacionet paraprake dyshohet se 65-vjeçari është vetëvrarë me një armë zjarri kallashnikov.
Burime bëjnë me dije se viktima është Nevrus Afezi 65 vjeç.
Kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e armës kanë shkuar drejt dhomës ku ndodhej 65-vjeçari, ku e kanë gjetur pa shenja jete kryefamiljarin e tyre.
Ne këto kushte kanë lajmëruar policinë e komisariatit të Pogradecit e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.