Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për drejtues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, shpall aplikimet për të interesuarit.
Janë 11 pozicione vakante për Drejtor dhe 1 për Kryeinspektor të IMT-së. Këto pozicione mbetën vakante pas dorëheqjeve të drejtuese të Vlorës, praktikë e këruar nga vetë Kryeministri Edi Rama pas një inspektimi në Vlorë.
Postimi i Bledi i Çuçit:
Pozicionet e hapura për aplikim
* 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐢𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐂𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞)
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐅𝐨𝐬𝐡𝐧𝐣𝐞𝐬
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 “𝐏𝐞𝐭𝐫𝐨 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨”
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐇𝐮𝐚𝐣𝐚, 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐞̈𝐬
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐮𝐝𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐞̈𝐦
* 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥-𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐞̈𝐬
Për më shumë informacion dhe për procedurat ligjore që duhet të ndiqni për aplikimin vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë.


