Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa persona të paidentifikuar i kane zënë pritë dhe i kanë dhunuar. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Arst të Fushë Arrëzit ka tronditur komunitetin.
Nika ka rrëfyer se në fillim personat e paidentifikuar i janë prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar të shtrihej përtokë. Sipas dëshmisë së tij, njëri prej tyre kishte një automatikë ndërsa 3-4 të tjerë prej tyre mbanin në duar shkopinj druri.
“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai.


