• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DHUNUA NGA NUSJA/ Flet e moshuara: Pasi më rrahu s’më lejoi të telefonoja policinë, djali ishte në punë
Home
Aktualitet
Kronikë

U DHUNUA NGA NUSJA/ Flet e moshuara: Pasi më rrahu s’më lejoi të telefonoja policinë, djali ishte në punë

12 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

82-vjeçarja e dhunuar nga nusja e saj ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga ngjarja e rëndë. Nga shtrati i spitalit, 82-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar brutalisht me shkop nga nusja e saj. Ajo shprehet se ka dashur të njoftojë policinë, por nuk u lejua nga 43-vjeçarja.

Më tej, e moshuara bëri me dije se ka qenë fqinja e saj ajo që ka njoftuar efektivët e Shkodrës, të cilët kanë konstatuar më pas dhunën mbi 82-vjeçaren.

“Isha në shpi. U kap nusja me mu. më kapi shkopin dhe më ra, më goditi. Më rrodhi gjaku. Shkova në banjë, më hodhi ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka dhënë një këmishë nate ta vishja.

Unë s’i thashë asnjë.

Unë 82-vjeç, ajo sa gjysma ime,m ça me i thënë, se këto s’marrin vesh.

Më përpara mi ka shkulur flokët. Korridorin, se e lë të lagur, e kam fshirë tërë ujin. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali ka qenë në punë. Kur erdhi i diktova. Më tha, mami pse u kape me të? Ti e di se ajo është pak cik-cok.

Unë s’u kapa, isha tu nejt. Kur ka ardh djali më ka pastru fytyrën.

Kur mora telefonin se desha me njoftu policinë, ma kapi prej dore dhe e hodhi përtok, ma prishi. Djali shkoi në punë në 06:00. Unë u mërzita brenda, thash a mundem me u ul se s’mund të eci. Bëra provë, ngadalë u ula. Dola, më pa një komshie, tha; Nazmie ça ke bë? Hajde se s’ka gale tha, Allahu ja bëftë asaj. Njoftuan policinë. Policia erdhi, unë isha në shpi vetëm.

Kur e hapa, i shoh. Më thanë për ty këna ardh. Më thanë kush të ka dhunuar: mua më ka dhunuar nusja i thashë. Kam kërkesë me i bë padi nuses. Unë 82-vjeç me më bë kështu”, deklaroi e moshuara.

Pak më parë Policia e Shkodrës ndaloi 43 vjeçaren E. B., pasi u kallëzua nga vjehrra e saj 82-vjeçe, për dhunë fizike. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI T'I JAPË RAPORT PËR GRUAN/ 54-vjeçari në Vorë bën për spital mjekun
Previous article BARDHI E AKUZOI SE E KA EMËRUAR KRIMI/ Reagon drejtori i policisë së Shkodrës: Shpifje, do bëj kallëzim! Bisedat të 2021, jam...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT