• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA ME BURG PËR KORRUPSION/ Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim
Home
Sociale

U DËNUA ME BURG PËR KORRUPSION/ Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim

16 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli.

Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë, Artur Zoto këmbënguli pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor.

Zoto, i cili para drejtimit të burgjeve ka qenë gjithashtu zyrtar edhe në Policinë e Shtetit u gjykua i veçuar nga pjesa e biznesmenëve që akuzoheshin se ishin favorizuar për të fituar tenderin e ushqimeve në burgje.

Por duke iu referuar deshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, shkalla e parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim.

Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm.

Një vendim ky i formës së prerë dhe që nuk u rekursua nga Prokuroria. Nga ana tjetër Iliaz Labi dhe tre biznesmenë u dënuan me nga rreth 2 vite burgim secili.
Nuk ka ende një qëndrim nga Prokuroria nëse do ta hetojë apo jo dëshmitarin e drejtësisë për dëshmi të rreme para Gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOHON SPEKULIMET PËR SALAH/ Virgil van Dijk: Ne nuk i shikojmë gjërat negative, ai nuk mund të...
Previous article "PËRVEÇ SE JEMI SHOKË JEMI DHE..."/ Fifi zbulon të vërtetën e "dashurisë" me Flori Mumajesin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT