• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U CËNUA SIGURIA…”/ Sulmi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist
Home
Politikë

“U CËNUA SIGURIA…”/ Sulmi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist

30 November, 2024 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen një shtëpie.

“Në kanalin e Ibër-lepencit, në kanalin që përcjell ujin prej liqenit të Ujmanit dhe natyrisht është shumë jetik për qytetarët kjo rrjedhje e ujit. Është bërë dëmin bukur i rëndë në këtë kanal.

Pasojat janë të mëdha munden me qenë. Ekipet janë në terren, Ibër-Lepenci, polica, zjarrfikësit e të gjitha për të vlerësuar dëmin dhe sanimin e dëmit.

Disa qytetarët kanë pësuar edhe nga rrjedha e ujit. Uji ka vërshuar shtëpinë e janë qytetari aty dhe ka bërë dëme materiale koxha shumë. Mirëpo dëme në njerëz nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarë serbë, u informova edh prej tyre nëse kanë dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë Zeqiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA PAGUAJË ME KOKËN E TIJ"/ Organizata tentoi trafikimin e qindra kilogramëve kokainë nga Amerika Latine, Suel Çela porosi Bujar Shegës: Më gjej hilsin
Previous article "AKT TERRORTIST..."/ Zbardhen detaje rreth shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT