• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUAN KUR PO DREKONIN MË DURRËS/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 4 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUAN KUR PO DREKONIN MË DURRËS/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 4 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

25 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg për për Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”, i arrestuar gjatë operacionit “Enigma”.

Gjithashtu në burg janë lënë edhe Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani dhe Fatjon Qesja. Ndërsa me masë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit është lënë, Alfred Hasanaj.

Kujtojmë se Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.

45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

I arrestuari tjetër, Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër në gusht 2024. Sipas policisë, 39 vjeçari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim.

7 personat e arrestuar nga operacioni “Enigma”

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

Oltion Hasani, 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Fatjon Qesja, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Alfred Hasanaj, 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË VRISNIN NJË PERSON/ Pas babait, arrestohet edhe i biri! 40-vjeçari u kap teksa po hipte në autobus për të ikur në Greqi
Previous article POLICIA AKSION NË LEZHË/ Zbulohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi, arrestohet 30-vjeçari, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim Aktualitet

E PUSHOI NGA PUNA/ Hakmerret dhe godet me grusht drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve, shpallet në kërkim

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve Aktualitet

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT