• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUAN DJE NË DURRËS/ Vëllezërit Xhani dyshohet se organizuan vrasjen e Bujar Nasufi. Si ranë në “rrjetën” e hetimeve
Home
Breaking News

U ARRESTUAN DJE NË DURRËS/ Vëllezërit Xhani dyshohet se organizuan vrasjen e Bujar Nasufi. Si ranë në “rrjetën” e hetimeve

24 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhueshme.

Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin.

Më herët, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodol në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.

Ndaj tij u ngritën akuzat krjim i kushteve për të kryer vrasje dhe trafikim mjetesh motorike. Prokuroria Shkodër po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.

Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mori fund mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKET GRUAJA SË BASHKU ME TË BIRIN/ Bashkëshorti bën denoncimin në polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin
Previous article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT