• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA TEK ASTIRI/ Nuk dorëzohet militant i PD. I bashkohet studentëve për të krijuar skenare dhune
Home
Sociale

U ARRESTUA TEK ASTIRI/ Nuk dorëzohet militant i PD. I bashkohet studentëve për të krijuar skenare dhune

11 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gentian Gjonaj, i arrestuar tek protestat e banorëve të Astirit pasi ndezi goma dhe tentoi të ushtronte dhunë ndaj një efektivi, ndonëse nuk është banor i saj zone, i është bashkuar protestës së studentëve.

Gjonaj, pjestar i “grupit të zjarrit” të FRPD, një militant i vendosur i Partisë Demokratike dhe folës në çadrën e opozitës, është midis të infiltruarve partiakë që po tenton të kthejë të dhunshme protestën paqësore të të rinjve.

Pak orë më parë, Gjonaj ka postuar foton e tij nga protesta e studentëve dhe është pjesë e militantëve që të maskuar si studentë kanë shkuar tek Zogu i Zi me qëllim krijimin e precedentëve të dhunës.

Së bashku me të, një numër prej të rinjve të FRPD, të cilët u panë në kamera në protestën e banorëve të Unazës së Madhe janë aktualisht të maskuar si studentë tek Zogu i Zi dhe kanë urdhër që të shfrytëzojnë situatën për të provokuar forcat e rendit.

Partia Demokratike është përpjekur për një javë rresht që të bindë studentët të protestojnë përpara Kryeministrisë, si dhe të tërheqë ata në një lëvizje të kryesuar prej saj.

Përballë refuzimit kategorik të studentëve për t’i dhënë protestës së tyre ngjyrime politike, duket se opozita ka kaluar në një skenar të dytë.

Aktualisht, përveç anëtarëve të organizatave rinore të PD dhe LSI, tek “Zogu i Zi” mësohet se janë të pranishëm edhe policë bashkiakë të Bashkisë së Kamzës dhe administratë e Bashkisë së Vorës, të dyja këto të kontrolluara nga Partia Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TITULLIN NË SPANJË/ Del në shitje skuadra që ka bërë historinë e qytetit
Previous article ZIKALTRIT NËANKTH/ BARÇËS nuk i intereson INTERI, Valverde “zbarkon yjet” në stol

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT