• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA SOT NË SHQIPËRI/ Kush është KREU i grupit të trafikut të drogës drejt Italisë
Home
Breaking News

U ARRESTUA SOT NË SHQIPËRI/ Kush është KREU i grupit të trafikut të drogës drejt Italisë

31 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas operacionit të përbashkët midis policisë italiane dhe asaj shqiptare ku u arrestuan 5 persona në kuadër të operacionit “Sabbia”, mediat e vendit fqinj japin detaje mbi grupin e përfshirë në trafikun e drogës.

 Operacioni i sotëm u pasua nga hetimet e hollësishme të iniciuara në janar 2018, gjë që bëri të mundur identifikimin e një grupi kriminal të organizuar, i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Grupi ishte i dedikuar në importin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës.

Udhëtimi i drogës

Firenze-operazione-antidroga-5-arrestati

Substanca narkotike u dërgua nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e gomoneve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare.

Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë pjesë e krimit të organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua sot.

Droga, nëpërmjet korrierëve, u transportua më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milono dhe Firence.

Sipas mediave italiane, i dyshuari kryesor është Flodian Serjani, një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Serjani është arrestuar sot në Shqipëri, sipas mediave italiane.

Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore.

Kështu, më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)
Previous article NDRYSHIMI I KUFIJVE/ Bushati: Është e vështirë të gjesh "babain" e...

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT