• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA SE DHUNOI GRUAN/ Burri rrëfen si ndodhi ngjarja: Zbulova tradhtinë, është hera e katërt që ajo ikën nga shtëpia ime
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA SE DHUNOI GRUAN/ Burri rrëfen si ndodhi ngjarja: Zbulova tradhtinë, është hera e katërt që ajo ikën nga shtëpia ime

2 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhunoi gruan, arrestohet autori.

Ky është lajtmotivi më i shumë prej edicioneve të lajmeve në vendin tonë. Por, jo gjithmonë e vërteta është siç thuhet në njoftimet e policisë.

Në studion e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ do të jetë një i ri nga Laçi i cili prej korrikut të vitit të kaluar është nën arrest pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten. Por, Gjin Ndreca pretendon se i dhunuari ka qenë ai. Pasi zbuloi se bashkëshortja e tradhtonte kërkoi sqarime nga ajo por kjo e fundit goditi me vazo në kokë atë dhe nënën e tij 73 vjeçare . Gjithë episodi i dhunshëm u regjistrua në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

“Kam 14 vite i martuar. Në korrik të 2021 kam parë nusen time në një lokal me një burrë të huaj. Nuk i fola dhe ika në shtëpi sepse e kuptova që po më tradhtonte. E kapa edhe duke folur në telefon, i thashë unë në 13 korrik do largohem, me kë po flet? I thashë ma jep telefonin më tha ty të ndaj e telefonin s’ta jap. Në nerva e sipër i thashë djalit mos luaj top por ruaj mamin. Aty nisi konflikti dhe ajo më gjuajti me vazo në kokë. Erdhi nëna ime tha çfarë po bëni se po lini nam. Ajo goditi dhe nënën e lau në gjak. Aty kam reaguar se isha i nervozuar. Pastaj erdhi policia dhe ambulanca. Mendova vetëm një sqarim por u arrestova. Nuk më kanë pyetur kurrë se si ka ndodhur ngjarja. Jam arrestuar falë ndikimeve që bashkëshortja ka me njerëzve të saj që punojnë në shik. Nuk është hera e parë që gruaja ushtronte dhunë. I kam thënë do të të nxjerr në rrjetet sociale, dhe më tha ti s’ja merr erzin gruas tënde. Ndërkohë ajo ka ikur disa herë nga shtëpia. Dyshoj se ka probleme psiqike, por unë kam qenë dobët ekonomikisht e si kam rënë mbrapa. Shkova në polici për të kërkuar ndihmë dhe përfundova si autor krimi. Ta dija se do shkonte kështu kjo gjë do të kisha mbaruar punë me të. Është e 4 herë që ajo ikën nga shtëpia ime. Në fillim e donim njëri tjetrin, ndërsa vitet e fundit nuk kishim raporte intime. Unë punoja në anije dhe largohesha me muaj. Më thoshin miq ajo ka marrë rrugën e zezë hipën në makina por bëja një sy qorr e një vesh shurdh për të rritur fëmijët me nënë e babë. Kunati më kërcënon me mesazhe më thotë do shihemi. Kam shkuar në polici dhe asgjë nuk është bërë”, ka thënë ai.

Në një reagim të saj ish-gruaja është shprehur se deklarata e ish-bashkëshortit të saj nuk është e vërtetë dhe se prej 7 muajsh ajo mban fëmijët.

“Kam 14 vite që vuan. Unë kafe po pija me shkuesin jo me njeri të huaj. Ai gënjen. Vuajtjet e torturat i kam hequr unë. Kam 7 muaj që mban fëmijët. Asnjë fjalë e tij nuk është e vërtetë. Ai punonte jashtë shtetit e të gjitha lekët i linte duke pirë raki. Unë e kam qëlluar me vazo për vetëmbrojtje. Fëmijët janë forca ime. Unë nuk i dhunoj”, ka thënë me tej ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ERION ÇELËS/ Dosja i rikthehet Policisë së Tiranës, nuk ka prova të mjaftueshme
Previous article ANALIZA/ Cilat janë skuadrat më të mira në mbrojtje dhe rikuperimet e topave në Kategorinë Superiore

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT