• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKOS/ Gjykata e lë në burg pa afat, Ilir Selmani: Do të flas herë tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKOS/ Gjykata e lë në burg pa afat, Ilir Selmani: Do të flas herë tjetër

18 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë pas arrestimit nga policia të Ilir Selmanit gjykata i ka komunikuar këtë të shtunë atij masën e sigurisë “arrest me burg”  të dhënë në mungesë, i dyshuar se mori pjesë në ekzekutimin e Santiago Malkos në 27 gusht 2019. Përpara trupës gjykuese Ilir Selmani nuk ka pranuar të flasë por ka thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Ilir Selmani u arrestua dy ditë më parë në zonën e Xhamllikut shumë pranë vendit ku u vra dhe ish-efektivi Malko, teksa gjatë kontrollit i’u gjet dhe sekuestrua një pistoletë dhe municion luftarak. Më herët Selmani ka mohuar të ishte i përfshirë në atentatin mafioz ndaj ish efektivit Santiago Malko. Ndërsa ka pranuar se ka pasur konflikte me grupin e Ervis Martinajt për shkak të miqësisë me Leonard Dukën i cili konsiderohet si kreu i Klanit të Dukës. Po cili ishte roli i Selmanit në ekzekutimin e Santiago Malkos më 27 gusht 2019?

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara në atë kohë nga ReportTV pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Blendi Teta është kthyer në dëshmitarin kryesor pasi ka zbërthyer pjesë të rëndësishme të grupit që organizoi vrasjen e Santiago Malkos. Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes së Santiago Malkos. Disa muaj më parë, Selmani ishte subjekt i OFL-së, ku i kërkohet të justifikonte pasurinë pas dyshimeve se është formuar nga bota e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Studimi amerikan: Numri i të infektuarve në botë është 50 deri 85 herë më i lartë se shifrat zyrtare
Previous article “COVID-19 ËSHTË SI TËRMET, SHKUNDJE QË DO TA RIBËJË BOTËN”! Efekti flutur i COVID-19 dhe pritja për pikun, çfarë thonë ekspertët

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT