• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Studimi amerikan: Numri i të infektuarve në botë është 50 deri 85 herë më i lartë se shifrat zyrtare
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Studimi amerikan: Numri i të infektuarve në botë është 50 deri 85 herë më i lartë se shifrat zyrtare

18 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas studiuesve nga Universiteti Stanford, në Kaliforni, përhapja e infeksionit nga koronavirusi është 50 deri 85 herë më e lartë se shifrat zyrtare. Studimi I tyre u krye mbi një mostër prej 3,330 personash në Qarkun e Santa Clara përmes indentifikimit të antitrupave te persona të shëndetshëm nëpërmjet testit serologjik.

Në kohën e hulumtimit, Qarku i Santa Clara kishte 1,094 raste të konfirmuara të me Covid 19 dhe 50 të vdekur. Por bazuar në shkallën e personave që kishin krijuar antitrupa, numri i të infektuarve ka të ngjarë të jetë midis 48,000 dhe 81,000.

Kjo do të thotë që koronavirusi është gjithashtu edhe potencialisht shumë më pak vdekjeprurës.

Shkalla e vdekjes për Covid 19 në Shtetet e Bashkuara është 4.1% ndërsa, sipas rezultateve të studimit të studiuesve të Stanford, ajo do të ishte midis 0.12% dhe 0.2%.

“Për të ndaluar përhapjen e Covid 19, autoritetet shëndetësore duhet së pari të përcaktojnë sa njerëz janë infektuar. Studime të mëdha për përhapjen e virusit brenda një rajoni mund të luajnë një rol kryesor, “shpjeguan studiuesit e cituar nga ‘The Guardian’.

Sipas disa, gjetjet e hulumtimit tregojnë se ne jemi afër të ashtuquajturës imunitet të tufës, koncepti që nëse mjaft njerëz në një popullatë kanë zhvilluar antitrupa ndaj një sëmundjeje, popullsia bëhet imune.

Kjo do të lejonte rihapjen më të shpejtë të aktiviteteve të prodhimit, një strategji që po zbatohet aktualisht në Suedi.

Por studiuesit gjithashtu kanë paralajmëruar se nuk duhet të ketë asnjë përfundim të nxituar ose veprime politiko-qeveritare, derisa të ketë edhe konfirmime të tjera nga studiues të tjerë të mundshëm.

“Studimi konfirmon besimin e përhapur se të infektuarit janë shumë më tepër sesa mendohet”, shpjegoi Arthur Reingold, profesor i epidemiologjisë në UC Berkeley i cili nuk është i përfshirë në hulumtim. Por po sipas tij, kjo nuk do të thotë që shtetet të nxitojnë të heqin masat kufizuese.

Reingold  tha se “Ne nuk e dimë nëse antitrupat na mbrojnë, për sa kohë na mbrojnë dhe a do të jenë në çdo rast të pranishëm. Studimi gjithashtu tregon se antitrupat deri tani janë në një përqindje shumë të vogël të popullatës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ BE zhbllokon tre miliardë euro ndihmë për sistemet shëndetësore
Previous article U ARRESTUA PËR VRASJEN E SANTIAGO MALKOS/ Gjykata e lë në burg pa afat, Ilir Selmani: Do të flas herë tjetër

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT