• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NGA SPAK/ Kush është Ilir Lloshi, emri u zbulua nga Erjon Alibej, çfarë dëshmoi i penduari i drejtësisë në 2022
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA NGA SPAK/ Kush është Ilir Lloshi, emri u zbulua nga Erjon Alibej, çfarë dëshmoi i penduari i drejtësisë në 2022

26 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ilir Lloshi është personi i katërt i cili u prangos mbrëmjen e djeshme pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Nga aksioni janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Pas arrestimit të Ermir Ndrejajt policia ka zhvilluar një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e tij. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.

Kush është Ilir Lloshi?

Emri i Ilir Lloshit është përmendur për herë të parë nga i penduari i drejtësisë Erjon Alibej. Gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve belg në vitin 2022, Alibej theksoi se Lloshi njihej me pseudonimin “Liçja”. Alibej gjatë dëshmisë, po tregonte lidhjet e vëllait të tij me Çopjat. Ai zbuloi disa përplasje ndërsa Lloshi mësohet se ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çapja si personi që ka patur sasinë e mallit e më pasi po ai e humbi.

“Ne me vëllezërit Çopja kemi pasur lidhje dhe vëllai im Endriti shoqërohej me ta. Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.

Ngjarje e cila është hetuar nga policia e Elbasanit, midis vëllezërve Çopja dhe një personi të quajtur Ervis. Endriti nga grupi tjetër i Ervisit, njërin nga vëllezërit e tij e kishte shumë shok. Njëri nga ato persona i ka kërkuar Endritit para borxh, diku te 30 mijë euro. Në momentin që familja Çopja e mori vesh nuk i erdhi mirë dhe filloi të fliste që Endriti nuk bëri mirë që ua kishte dhënë paratë. Kam dëgjuar se familja Çopja ka qenë ortake me një anglez.

Ato e kanë bërë vetë lojën që t’i merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia. Nëpërmjet një personi, ‘Liçja’ që çuan tek anglezi me pretendimin që ky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi. Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat. Unë shtroj pyetjen si ka mundësi që Liçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës,” u shpreh Alibej gjatë dëshmisë së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK GODET RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Kush janë biznesmenët e përfshirë. U zbuluan nga bisedat në Sky ECC
Previous article ARRESTOHET 64-VJEÇARI/ I dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT