• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA ME URDHËR TË SPAK/ GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, ndihmoi persona të botës së krimit për t’iu shmangur drejtësisë
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA ME URDHËR TË SPAK/ GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, ndihmoi persona të botës së krimit për t’iu shmangur drejtësisë

22 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin e tij, Ahmet Masha.

Socialisti Çyrbja akuzohet për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Hetimet u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe se midis provave të tjera, u administruan edhe akte të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, ku doli se personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”.

Çyrbja dyshohet se ka informuar te kerkuarin Altin Hajrin për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se bazuar në prova ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në shtatë raste funksionarë publikë, të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, kanë zbuluar sekrete shtetërore, ndërsa personi nën hetim Jurgis Çyrbja është vënë në dijeni mbi përmbajtjen e këtyre akteve, të cilat iu transmetuan bashkëbiseduesve në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC”, që janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Në kohën e kryerjes së veprave penale Çyrbja ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka patur marrëdhënie miqësore me një person tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale, të cilit i ka ofruar favorizime të ndryshme, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, ndërsa ky i fundit, në këmbim, i siguronte votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

KUSH ESHTE AHMET MASHA

Ahmet Masha mësohet se është një person i njohur për autoritetet shqiptare dhe me precedentë penal. Ai është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Masha bashkë me një grup personash të tjerë, u arrestuan për kontrabandë nafte dhe alkooli nga Mali i Zi në Durrës, e cila kryhej nëpërmjet tri anijeve të peshkimit, pronari i njërës prej të cilave ishte vetë ai.

Sipas Policisë, tre pronarët e mjeteve të peshkimit “Rovana”, “Iliria” dhe “Ernaldo” merrnin naftë e pije alkoolike në Malin e Zi dhe i sillnin në Portin e Durrësit për t’i hedhur në treg me sasi të vogla.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës zbuloi asokohe aktivitetin që kryhej nga tre pronarët e peshkarexhave, Zyhra Vokshi, Ahmet Masha dhe Ardian Cani, duke u finalizuar me sekuestrimin e 11 automjeteve, 3 mijë litrave naftë, 10 cisternave plastike, si dhe 110 arkave me verë.

Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Nga grupi hetimor mësohet se nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20 mijë litra naftë secila.

Njoftimi:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 22.10.2024

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "STERILIZIMI"/ Vokshi dhe Ndreca bëjnë paqe, shtyhet me dy javë mandati i komisionit
Previous article ME QESE NË DUAR/ Artemis Peca tenton të vizitojë ish-presidentin në paraburgim, por nuk e lejojnë

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT