Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, i cili përfitoi nga amnistia penale, por u arrestua disa orë më vonë për llogari të drejtësisë italiane, ka dalë sot para gjykatës në Vlorë.
Seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa para gjykatës kanë mbërritur forcat Shqiponja dhe forca të FNSH-së. Sokol Sinomati u arrestua sapo hyri në Vlorë (24 prill), vetëm pak orë pasi kishte dalë nga qelia e burgut të Fushë-Krujës.
Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.
Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara.
Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur.
Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.