• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA 8 DITË PASI LINDI FOSHNJËN/ Nëna lehonë rrëfen ditët në burg: S’e përballoja dot, kam qarë ditë e natë
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA 8 DITË PASI LINDI FOSHNJËN/ Nëna lehonë rrëfen ditët në burg: S’e përballoja dot, kam qarë ditë e natë

18 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Diana Bahçja është akoma e tronditur nga arrestimi dhe shkëputja nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

“Për mua ishte shumë e vështirë të qëndroja larg fëmijës. Nuk e përballoja dot. Mëzor kam qëndruar atje, duke qarë ditë e natë.

Djalin e gjeta mirë, ishte kujdesur burri e vjehrra. Në burg kam qëndruar vetëm. Nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Ditët në burg kanë qenë shumë të vështira.”

Nëna lehonë rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje.

“Në qeli kisha dhimbja trupi. Infermieret u kujdesën për mua. Më thonin je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë.

I thashë që sapo kam lindur, ata thanë ‘nuk duam t’ia dimë. Thjesht je e dënuar. Do vijnë policia e Tiranës të të marrë’. Qëndrova në Shkodër 3-4 orë, pastaj erdhi policia e Tiranës të më marrë.

Policia e Tiranës s’ka folur fare. Në burg s’thanë asgjë, thjesht heshtën. Unë nuk kam qenë në dijeni as për gjobën apo dënimin, thjesht kanë ardhur në shtëpi të më marrin.”

Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti.

Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme u lirua nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE SHUMË HIPOKRITE"/ Olta ironizon Fotininë: Më fal që nuk ndoqa këshillat e tua
Previous article TENDERI ME VLERË 322 MILIONË LEKË/ Lefter Alla flet pas arrestimit: Duhet të më thoshin hap krahun

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë Aktualitet

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT