• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U arratis nga Durrësi, Kroacia SEKUESTRON anijen siriane dhe i bllokon 195 mijë euro garanci
Home
Breaking News

U arratis nga Durrësi, Kroacia SEKUESTRON anijen siriane dhe i bllokon 195 mijë euro garanci

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kroacia ka sekuestruar anijen siriane “Seascaner” që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë. Report Tv mëson se aktualisht anija është e bllokuar në portin e Rijekës, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci deri në përfundim të procesit të hetimit, të cilat ekzekutohen nëse anija do të largohet si në portin e Durrësit.

Pas bllokimit në datë 10 korrik dhe sekuestrimit sot, veprimet e autoriteteve portuale kroate i janë përcjellë kapitanerisë së Durrësit, pasi ishte kjo e fundit që bëri kërkesë që anija të bllokohet. Anija, që aktualisht ndodhet në portin e Rijekës, akuzohet se ka shkelur kodin ndërkombëtar detar. Për të zgjidhur çështjen do të bëhet gjyqi në arbitrazhin detar. Përpos cështjes së largimit pa njoftim nga Durrësi, një tjetër problem që pritet të zgjidhet është ai mes kompanisë shqiptare që humbi mallin dhe anijes.

Report Tv ka mësuar se anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Ndërkohë për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija “Seascaner””ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të së shtunës së javës së kaluar. Ky largim pa njoftuar ngriti një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transferimi i Ronaldos, vjen një lajm i keq nga Juventusi
Previous article Britania pas “Brexit”-it, May: Pranojmë vetëm profesionistë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT