• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U ANGAZHUA PËR LIRIMIN E ALVIN BERISHËS NGA KAMPI NË SIRI/ Lleshaj i jep medaljen “Mirënjohje publike” Konsullit të Shqipërisë në Liban
Home
Politikë

U ANGAZHUA PËR LIRIMIN E ALVIN BERISHËS NGA KAMPI NË SIRI/ Lleshaj i jep medaljen “Mirënjohje publike” Konsullit të Shqipërisë në Liban

28 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Nxjerrja e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi famëkeq i ‘Al Hol’ në Siri, ishte padyshim lajm i mirë që gëzoi të gjithë shqiptarët. Në shenjë nderimi për kontributin e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, zotit Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Liban, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të shtetasit shqiptar, Alvin Berisha”.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes u zhvillua në Ministrinë e Brendshme, gjatë një vizite që Ghorayeb po zhvillon në Tiranë. Ministri Lleshaj vlerësoi fort angazhimin e tij, si një gjest qytetar, më shumë e përtej detyrës.foto galeri

“Gjatë fillimit të muajit nëntor zhvilluam së bashku një punë shumë të rëndësishme, që kishte të bënte me lirimin dhe me sjelljen në atdhe të një qytetari shqiptar, një fëmije, Alvin Berishës, gjatë të cilit zoti Ghorayeb u angazhua personalisht, vetë në cilësinë e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, në cilësinë e një qytetari të Shqipërisë, në cilësinë të një qytetari të Libanit, por jo vetëm vetë si Marc, por edhe si familje. Gjithë familja e tij u angazhua dhe na krijoi lehtësi të jashtëzakonshme, që mundësuan që Alvin Berisha të kthehej shëndosh e mirë, pranë familjes së tij.Për mua ka qenë hera e parë që e njoh zotin Ghorayeb gjatë këtyre ditëve dhe jam befasuar shumë pozitivisht, lidhur me angazhimin e tij, që ka patur në shërbim të imazhit të Shqipërisë në Liban në tërësi, edhe në Lindjen e mesme e më gjerë. Ka arritur të krijojë një Konsullatë, e cila është model edhe për shumë nga Ambasadat tona, nëse e krahason për nga niveli i performancës që jep. Gjatë ditëve që ishim në Liban përmes kontakteve, angazhimit të tij personal dhe familjar, mundësoi që ne të kishim gjithë akseset e nevojshme pranë autoriteteve të sigurisë në të gjitha nivelet, që nga Ministri i Brendshëm dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese e të inteligjencës. Zhvilluam një aksion shumë të ndërlikuar dhe arritëm të kemi sukses. Me këtë rast, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderuar Marcun për angazhim e tij, e për t’i dhënë në shenjë mirënjohje medaljen për “Mirënjohjen publike”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR FENOMEN SIZMIK/ Shkencëtarët bëjnë zbulimin e papritur
Previous article ''HAJDE TE UNË SE DO FITOSH ÇMIMIN E PARË''/ Gjergj Leka komenton Festivalin: Çfarë s'më pëlqeu te Alketa Vejsiu

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT