• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U akuzua për SULMIN ndaj biznesmenit/ Prokurori: S’kam lidhje me të, çështjen do e ndjek ligjërisht
Home
Aktualitet
Kronikë

U akuzua për SULMIN ndaj biznesmenit/ Prokurori: S’kam lidhje me të, çështjen do e ndjek ligjërisht

28 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nuk kam asnjë lidhje me akuzat e Altin Kaçaj”. Kështu shprehet Prokurori pranë Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka  pas akuzave të biznesmenit Altin Kacaj i cili është sulmuar sot nga persona të paidentifikuar, duke i shkaktuar plagë në kokë. Kacaj e akuzonte prokurorin Zarka për sulmin dhe se gjithçka kishte ndodhur për shkak të denoncimit të tij ndaj prokurorit.

 

Por prokurori Zarka mohon në mënyrë absolute këto akuza dhe thotë se mllefi i tij lidhet me sekuestrimin e një makine “Jaguar” disa vite më parë, pas denoncimit të një shtetaseje italiane se automjeti ishte vjedhur. Edhe nga ekspertimi, kontrata e shitjes rezultoi falso, gjë që çoi në sekuestrimin e mjetit. Por Kacaj pretendon se makina është blerë.

Kjo çështje ka bërë që biznesmeni ta denoncojë disa herë edhe publikisht prokurorin. Zoti Zarka deklaron se do të merret ligjërisht me këtë çështje.

Zoti Zarka, biznesmeni Altin Kaçaj ju ka fajësuar ju për sulmin ndaj tij ditën e sotme, a keni një koment?
Ky personi ka që para 2 vjetësh që merret me mua. Po të kërkosh emrin tim në google gjen vetëm komentet e këtij personi që merret me mua për shkak të një makine që është sekuestruar për një procedim që e kam pasur unë në dorë.

Ai thotë që ka përfunduar dhe në burg prej jush? 
Në burg nuk e kam futur unë, e ka pasur një prokuror tjetër por ky prapë ma ngjit mua. Nuk e di pse, përballë shprehet ndryshe.

Domethënë ju nuk keni lidhje me ngjarjen?
Po ça thua. Unë jam në Triport, me disa miq po ha drekë. Nuk kam lidhje me çfarë bën ai. Më ka nxjerrë edhe para 2 vitesh në Neës24, më ka akuzuar për këtë rastin. Edhe atëherë më kanë marrë në telefon dhe e kam shpjeguar pozicionin tim. Është ankimuar në gjykatë, gjykata nuk ia ka dhënë. Mirë unë e paskam inat, po dhe gjykata inat e ka. Ai sekuestrim mjeti është.

Ju keni pasur ndonjë kontakt me zotin kohët e fundit?
Absolutisht. Unë kam pasur një kontakt para rreth një muaji, para se të dilja tek Stop. E kam sqaruar për pozicionin juridik që kam unë në lidhje me makinën e sekuestruar. Kaq kam komunikuar unë me të.

Ju thoni që është vetëm për shkak të kësaj makinës së sekuestruar? 
Atë nxori si pretendim.

Çfarë lloji është kjo makinë dhe pse është sekuestruar?
Një makinë jaguar. Ka bërë denoncim një shtetase italiane që makinën nuk e ka blerë por e ka të vjedhur. Dhe akti i shitjes, kontrata e shitje ka dalë falso me akt ekspertimi. Po bën vite. Ka ikur një letër porosi në Itali. Ky pretendon që e ka blerë. Shtetasja italiane pretendon që është e vjedhur.

Si do veproni pas këtyre akuzave?
Unë në qoftë se do merrem do merrem në rrugë ligjore. Nuk kam çfarë të bëj më. Unë kam qëndruar indiferent. Do ta shikoj sepse tani jam njohur me akuzat dhe mund të ndjek rrugën ligjore për shpifje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NE DURRES/ Humb jetën një person pasi u përplas nga automjeti, drejtuesi... (FOTO)
Previous article Radja Nainggolan në gjendje të dehur, dënohet nga policia

F.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT