Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku një person që udhëtonte me biçikletë ka mbetur i vdekur nga përplasja e një automjeti. Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Ndërkoh është shoqëruar nga policia drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.03.2018, rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 një mjet me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i paidentifikuar, udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e shtetasit të mësipërm dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



