• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U AKUZUA PËR KORRUPSION PËR PLAZHIN NË KSAMIL/ GJKKO-ja liron ish- shefin e zyrës së Urbanistikës Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

U AKUZUA PËR KORRUPSION PËR PLAZHIN NË KSAMIL/ GJKKO-ja liron ish- shefin e zyrës së Urbanistikës Sarandë

15 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar lirimi i menjëhershëm të të pandehurve, Arjel Balani dhe Julian Preni, të cilët akuzoheshin për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK-ut sepse nga analiza e veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy shtetas janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt.

Sipas SPAK, Arjel Balani duke qenë se ishte punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, në bashkëpunim me Julian Prenin iu ka kërkuar 12.000 Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021 shtetasi Arjen Balani ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe shtetasi Arjel Balani ia ka kthyer shumën monetare.

Por me 13 shtator 2024, Arjel Balani dhe Julian Preni më datë 13.09.2024 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” të vendosur ndaj tyre. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani, dy ditë më pas, me 15.09.2024, vendosi pranimin e kërkesës së të pandehurve Arjel Balani dhe Julian Preni.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka urdhëruat lirimi i menjëhershëm të të pandehurve Arjel Balani dhe Julian Preni nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahen për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, tre makina përplasen me njëra-tjetrën
Previous article ZGJEDHJET NË SHBA/ Harris thellon diferencën me Trump, 5 pikë para në sondazhe! Obama dhe Klinton dalin në fushatë...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT