Disa deklarata të forta lidhur me të miturit në Turqi kanë shkaktuar zhurmë të madhe në të gjithë botën.
Fëmijët në Turqi, përkatësisht vajzat 9 vjeç dhe djemtë 12 tashmë kanë të drejtë të martohen.
Deklarata shokuese që është publikuar së fundmi online nga drejtoria për çështjet fetare ne Turqi.
Ky përfundim i organit zyrtar të fesë ka shkaktuar zemërim dhe revolta të ashpra në mediat sociale.
Ky interpretim nga organi shtetëror fetar Diyanet, shkaktoi përplasje edhe në politikën turke, duke e nxitur partinë kryesore opozitare që të kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm nga ana e qeverisë.
Ndërkohë partia kryesore opozitare në Turqi ka bërë thirrje për një hetim parlamentar, pasi drejtoria e çështjeve fetare deklaroi se sipas ligjit islam, vajzat e reja deri në moshën nëntë vjeç dhe djemtë 12 vjeç kanë të drejtën për tu martuar./tema


