• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA GODITET EDHE NGA PËRMBYTJET/ Të paktën 5 viktima dhe 1 i zhdukur në rajonin e Detit të Zi
Home
Nderkombetare

TURQIA GODITET EDHE NGA PËRMBYTJET/ Të paktën 5 viktima dhe 1 i zhdukur në rajonin e Detit të Zi

12 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Lufta me gati 300 vatra zjarri të cilat shkatërruan mijëra hektarë tokë, shkrumbuan mijëra shtëpi dhe u morën jetën të paktën 8 personave nuk janë e vetmja fatkeqësi me të cilën po përballet Turqia.

Bregdeti verior i Turqisë, në brigjet e Detit të Zi po përballet me një sfidë tjetër atë të përmbytjeve pas reshjeve të rrëmbyeshme të cilat rrëzuan një urë dhe la fashtara të tërë pa energji elektrike.

Përmbytjet e kësaj jave në rajonin e Detit të Zi kanë marrë të paktën pesë jetë dhe të paktën një person rezulton të jetë i zhdukur.

Të pesë viktimat janë shënuar në provincën Kastamonu dhe të paktën një person rezulton të jetë i zhdukur në provincën Bartin.

Në Bartin, përmbytjet shkatërruan disa shtëpi dhe dy ura, ndërkaq shkaktuan shembjen e një rruge që çonte në Karabuk. Të paktën 13 persona u plagosën kur u shemb një pjesë e një ure.

Punonjësit e urgjencës shpëtuan të paktën 15 persona të bllokuar në shtëpi ose automjete. Ata po kërkonin një grua 80-vjeçare në fshatin Akorensokuler shtëpia e së cilës u shemb nga përmbytjet.

Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Ekipet e kërkim shpëtimit janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për të zhdukurit vazhdon. Në të njëjtën kohë vazhdojnë edhe evakuimet e disa zonave, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndodhet në zonë për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHIMBJE DHE LOT/ Vogëlushja trishtohet nga zjarret në Greqi, gjesti i saj prek miliona zemra (FOTO)
Previous article I NDODH E PAPRITURA/ 46-vjeçari nga Lezha rreh gruan dhe djalin, fundoset më tej pas kontrollit në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT