Policia e Lezhës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.
Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë Artur Shushka, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.


