• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia e vendosur për LUFTË/ Reagojnë SHBA dhe Rusia: Uashingtoni e pranon se…
Home
Nderkombetare

Turqia e vendosur për LUFTË/ Reagojnë SHBA dhe Rusia: Uashingtoni e pranon se…

1 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

SHBA po bën gjithçka që është e mundur për të evituar konfrontimin me Turqinë në territorin e Sirisë. Kështu është shprehur komandanti më i lartë amerikan për Lindjen e Mesme. Turqia ka nisur një ofensivë kundër forcave kurde të aleatëve të SHBA-ve në Afrin.President Trump talks with Turkey’s President Erdogan at the entrance to the West Wing of the White House in Washington

Trupat e SHBA-ve nuk kanë prani në Afrin, por Turqia ka kërcënuar se do ta zgjerojë ofensivën në Manbij, në Sirinë lindore, ku ka edhe trupa amerikane, që kryejnë patrullime të rregullta, si pjesë e luftës kundër ISIS. Gjenerali Joseph Votel, i Komandës Qendrore të SHBA-ve, u tha gazetarëve se ekziston një mekanizëm koordinimi i fuqishëm për të shmangur një fërkim të tillë me turqit.

Ai tha se Uashingtoni e pranon se Turqia ka një shqetësim shumë të ligjshëm rreth sigurisë përgjatë kufirit të saj. Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatët më të mëdhenj në NATO. Një përplasje mes tyre nuk i nevojitet askujt, përkundrazi, mund të jetë një shenjë shumë e keqe për të ardhmen e aleancës veriatlantike të mbrojtjes.

Turqia thotë se ofensiva e saj në Siri është kundër terroristëve dhe se aleatët e saj duhet ta mbështesin dhe jo ta kritikojnë në këtë pikë. Por Turqia quan terroristë edhe një grup luftëtarët kurdë, të cilët janë në grupin YPG, për të cilët autoritetet turke thonë se nuk i konsiderojnë aspak ndryshe nga milicia kurde e PKK, pasi YPG është degë e saj.

Por SHBA i ka aleatë luftëtarët e YPG, që e kanë ndihmuar në luftën kundër ISIS në Irak dhe Siri. Autoritetet turke janë në përplasje të vazhdueshme me separatistët e PKK prej rreth tri dekadash. Votel tha se ushtria e SHBA-ve do të mbështesë luftëtarët kurdë, “ndërsa ata vazhdojë përpjekjet e tyre për të mundur ISIS dhe për të parandaluar rimëkëmbjen e tyre”.

MARRËVESHJA TURQI-RUSI

Zyrtarët turq thanë se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për të krijuar poste vëzhgimi turke në provincën Idlib të mbajtur nga rebelët në Siri. Zyrtarët thanë se marrëveshja u arrit gjatë një thirrjeje telefonike midis dy liderëve, të mërkurën.

Ata kanë biseduar një ditë pas një sulmi në një autokolonë ushtarake turke në shënjestrën e një makine-bombë në Idlib, ku Turqia po mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes për një zonë kundër përshkallëzimit. Marrëveshja u arrit midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Një person civil u vra në sulmin e së martës.

Gjatë bisedës së tyre, të dy liderët ranë dakord që një konferencë e paqes në Siri, e cila u mbajt të hënën në qytetin rus të Soçit, ku u njoftua një marrëveshje për të hartuar një kushtetutë të re për Sirinë, ishte një arritje e rëndë- sishme. Zyrtarët e dhanë informacionin për “Washington Post” në kushtet e anonimitetit në përputhje me rregullat e qeverisë turke.

SULMI TJETËR

Mediat turke raportuan se dy raketa të tjera, të nisura nga Siria, kanë goditur një qytet kufitar turk, duke plagosur një person. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” thotë se raketat, të lëshuara nga enklava Afrin, goditën një rrugë dhe një shtëpi të zbrazur në qytetin Reyhanli të mërkurën.

Një person u lëndua në sulm, njoftoi agjencia private e lajmeve “Dogan”. Më parë, një vajzë adoleshente u vra kur një raketë e goditi shtëpinë e saj në Reyhanli, duke e çuar në katër numrin e të vdekurve nga sulmet me raketa të shumta kundër Rejhanlit dhe qytetit kufitar, Kilis që kur Turqia nisi operacionin e saj ndërkufitar për të përzënë milicinë kurde siriane nga Afrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjuha tatare i shtohet Gjuhëve Globale të Oksfordit
Previous article Duro: Në dy ndeshjet ndaj nesh, Partizani vetëm është mbrojtur

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT